Skandal para bashkisë Tiranë, militantët e opozitës iu turren mundësve medalistë të Olimpikeve

Protesta e radhës e opozitës para Bashkisë së Tiranës ka nisur me një incident, ku janë përfshirë edhe mundësit e ekipit kombëtar, Zelimkhan Abakarov dhe dyshja Islam Dudaev e Chermen Valiev, të cilët ia dolën të fitonin dy medaljet e para në historinë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike të Parisit.

Sportistët dhe stafi i Federatës së Mundjes kanë qenë duke dalë nga dera kryesore e institucionit, kur disa protestues i janë drejtuar me gjuhë agresive dhe fyese.

Mundësit dhe trajneri i tyre ishin duke realizuar disa foto te bashkia, por janë kundërshtuar nga protestuesit e opozitës, të cilët i kanë akuzuar se “po përdoren nga Erion Veliaj”.

Në pamjet e siguruara nga A2 CNN shihet se policia ka krijuar një mur ndarës mes protestuesve dhe mundësve të natyralizuar si shqiptarë, të cilët largohen pas disa momentesh të tensionuara. Sportistët u larguan pasi realizuan fotot pavarësisht kundërshtive të demokratëve.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com