Skandal në Formula 1, presidenti dyshohet se trukoi një garë

Mohammed Ben Sulayem, president i organit drejtues “FIA”, është nën hetim për ndërhyrje të dyshuar në një rezultat të garës në Formula 1. Ben Sulayem dyshohet se ka ndërhyrë për të përmbysur një penallti të dhënë për Fernando Alonso në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite 2023.

Alonso kishte marrë 10 sekonda për punën e bërë në makinën e tij. Në raport, thuhet se Ben Sulayem i shtyu stjuardët për të përmbysur vendimin e dhënë për Alonson, i cili gjatë kësaj kohe kishte zbritur në vendin e katërt, pas pilotëve të Red Bull, Sergio Perez dhe Max Verstappen dhe pas George Russell të Mercedes.

Dënimi në fjalë e kishte zbritur Alonson nga vendi i tretë – pas pilotëve të Red Bull Sergio Perez dhe Max Verstappen – në të katërtin, gjithashtu pas George Russell të Mercedes. Tërheqja e tij e ktheu atë në pozicionin e podiumit.

Ben Sulayem dhe FIA ​​nuk i janë përgjigjur kërkesave për koment nga BBC, ndërsa Komisionit të Etikës do t’i duhen katër deri në gjashtë javë për të nxjerrë raportin final lidhur me akuzat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com