Kompania Kurum ka reaguar pas lajmeve për largimin nga puna të rreth 500 punëtorëve, duke bërë të ditur se nuk ka largim masiv nga puna, por theksohet se “është e vërtetë që fabrikat e prodhimit të çelikut dhe petëzimit në ish-kombinatin metalurgjik Elbasan, kanë ndërprerë prodhimin që prej datës 1 gusht dhe 15 gusht respektivisht, por ky fakt nuk ka asnjë lidhje me njoftimet për eksportin e sasive të pretenduara si mbetje të rrezikshme”.
“Shoqeria Kurum International, ne lidhje me lajmet per mbylljen e fabrikave dhe largimin nga puna te punetoreve te saj, ju ben me dije si me poshte:
Shoqeria Kurum International, deri me daten 26.08.2024, nuk ka bere asnje largim kolektiv nga puna te punonjesve te saj. Eshte e vertete qe fabrikat e prodhimit te celikut dhe petezimit ne Ish kombinatin metalurgjik Elbasan, kane nderprere prodhimin qe prej dates 1 gusht dhe 15 gusht respektivisht, por ky fakt nuk ka asnje lidhje me njoftimet ne media per eksportin e sasive te pretenduara si mbetje te rrezikshme nga nje kompani shqiptare, dhe as me sulmet mediatike ndaj shoqerise sone, si dhe fushaten denigruese te bere ne media deri me tani.
Shoqeria, duke parashikuar nje perkeqesim te situates ekonomike gjate muajve ne vijim, ka vendosur ne fillim te muajit gusht, te filloje negociatat me sindikaten dhe procedure ligjore per nje numer te caktuar punonjesish, duke u ofruar atyre alternativen e largimit nga puna pas 3 muajve kundrejt shlyerjes se te gjitha detyrimeve dhe pageses se shperblimit te vjetersise ne pune sipas ligjit, me opsionin gjithmone te rikthimit ne rastin me te pare te rifillimit te punes ne fabrika.
Kjo mase paraprake nuk cenon te drejtat e punetoreve, te cilet po paguhen edhe pse nuk paraqiten ne pune, sigurimet shoqerore dhe detyrimet e tjera ligjore jane paguar dhe do te paguhen sipas ligjeve ne fuqi. Shoqeria eshte ne negociim me sindikaten e punonjesve per te arritur nje marreveshje sa me te mire per te gjitha palet.
Te gjitha aludimet e tjera, per mendimin tone, nuk qendrojne dhe jane te paverteta.
Nderkohe shoqeria po ben remontet e duhura me punetoret qe jane aktualisht dhe mbeten ne pune, per te perfunduar investimet e nisura per modernizimin e metejshem te linjave te prodhimit, per te qene sa me konkurrues dhe eficente ne tregun rajonal, dhe shpreson te rifilloje procesin e prodhimit ne nje kohe sa me te afert.
Shoqeria jone, eshte e fokusuar ne misionin e saj per te sjelle vlere te shtuar ne ekonomine shqiptare prej me shume se 25 vitesh, duke prodhuar dhe tregtuar pavaresisht veshtiresive te panumerta te industrise dhe tregut shqiptar, celikun shqiptar, marken Kurum, per ate qe me mund e sakfricat e me shume se 700 punetoreve kemi arritur te jemi lider ne vend dhe ne rajon, duke qene prodhuesi me i madh industrial ne vend, si dhe prej vitesh eksportuesi me i madh ne vend.
Celiku Kurum, ploteson te gjitha standartet europiane dhe boterore, per me teper, ploteson kushtet per t’u konsiduar si celik i gjelber, prodhohet me riciklim te metaleve, me energji te gjelber te prodhuar nga HEC tona, dhe ne nje proces teknologjik te permiresuar dhe modernizuar ne vijueshmeri gjate ketyre viteve, per te eksportuar marken shqiptare ne rajon e ne bote.
Megjithate, si pasoje e faktoreve nderkombetare, situates ekonomike globale ne teresi, dhe situates se industrise se rende dhe industrise se celikut ne vecanti, ne dy vitet e fundit, pas fillimit te krizes energjitike ne Europe, fabrikat tona kane vuajtur kete situate, duke nderprere here pas here ne dy vitet e fundit prodhimin, dhe duke mos patur vijueshmeri gjate vitti.
Gjate gjysmes se dyte te vitit 2023 dhe vecanerisht ne 6 mujorin e pare te vitit 2024, industria e rende dhe e metaleve ne pergjithesi, dhe ajo e prodhimit te celiqeve per ndertim ne vecanti, vuajten faktoret perkeqesues ekonomike globale, nder te cilat frenimi i kerkeses per investime dhe ngadalesimi i rritjes ekonomike si pasoje e interesave te larta financiare, rritja e kostove nga periudha e gjate inflacioniste post-pandemike, dhe veshtiresite ne gjetjen e lendeve te para, cmimet e larta te energjise elektrike etj.
Cmimet globale te celikut, pas rritjes se konsiderueshme gjate viteve 2021-2022 (lufta Rusi-Ukraine dhe kriza energjitike), kane vijuar te kene renie graduale me gati 29 % brenda vitit 2023 deri ne 6mujorin e pare et vitit 2024. Ne 3 mujorin e fundit, faktori KINE, ka ndikuar serish ne renien e menjehereshme dhe te konsiderueshme te cmimeve me 10-15 % me tej, duke arritur nen nivelin e cmimeve te kohes para pandemike, konkretisht nen 460-470 usd/ton.
Ritheksojme edhe nje here qe Shoqeria po ben remontet e duhura per te perfunduar investimet e nisura per modernizimin e metejshem te linjave te prodhimit, per te qene sa me konkurrues dhe eficente dhe shpresojme te rifillojme procesin e prodhimit ne nje kohe sa me te afert”, njofton Kurum.