Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demoikratike, Gazment Bardhi ka debatuar me punonjësit e Gardës së Republikës, pak para nisjes së seanës në Kuvend.
“S’ju vjen zor, e keni kthyer në shtet policor. Për ça ka i ke sjell këta? Për ça ushtroni kontroll? Kush jeni ju mo”, iu drejtua Bardhi gardës.
Në debat e sipër Bardhi ka shpërthyer edhe ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla, duke e quajtur atë “mashtruese”.