Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Forcat operacionale dhe helikopterët në terren! Ja sa vatra janë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka informuar se katër vatra zjarri janë aktive aktualisht në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, forcat operacionale janë në vendngjarje. Ndërsa, në raste të veçanta, kur është dashur ndërhyrja nga ajri, në vendngjarje është nisur helikopteri. “Situata e zjarreve në vend

4 vatra aktive zjarri janë aktualisht në të gjithë territorin e vendit.

Problematike mbetet situata e zjarrit në Balgjaj në fshatin Kurdari. Forcat operacionale nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po vijojnë të mbajnë nën kontroll situatën, për të shmangur rrezikun pranë një stani me bagëti e dhjetëra koshere bletësh.

Në fshatin Madhesh, njësia administrative Ulëz në Mat zjarri i rënë ka marrë përmasa të menjëhershme dhe po avancon në drejtim të fshatit Stojan. Veç forcave operacionale në terren ka shkuar në ndihmë edhe helikopteri #Cougar.

Vijon ndërkaq edhe operacioni për shuarjen e flakëve në vatrën e zjarrit të rënë në Buza Dede mbi fshatin Gurë-Lurë, ku flakët janë pranë liqeneve të Lurës.

Era e fortë ka vështirësuar aksionin për shuarjen e zjarrit edhe në vatrën e regjistruar një ditë më parë në midis malit të Xhyrës dhe njësisë admnistrative Qukës në bashkinë e Prrenjasit.

Të gjitha forcat operacionale janë shpërndarë me grupe në zona të ndryshme për të krijuar një perimetër për të ruajtur vijën e zjarrit ekzistues dhe për të fikur çdo aktivizim në kufijtë e zjarrit dhe në thellësi të tij”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com