Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu bëri me dije në 24 orët e fundit janë shuar 30 varta zjarri ndërsa 10 vijojnë të jenë aktive.
Në një mbledhje me me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe Drejtorin e Përgjithshëm të AKMC ku u diskutuan mbi zhvillimin e strategjisë për përballimin e situatës të zjarreve në vend, Vengu tha se janë marrë të gjitha masat për mbajtjen në kontroll të situatave.
“Janë marrë të gjitha masat për mbajtjen në kontroll të situatave. E gjithë flota ajrore është në gatishmëri për t’ju përgjigjut të gjitha kërkesave. . Jemi angazhuar maksimalisht si nga toka ashtu edhe nga ajri. Ka pasur përballim dhe menaxhim të vatrave të zjarrit. Parajmërimi dhe reagimi i menjëhershën ndaj zjarreve është suksesi për ndalimin e zjarreve. Dita e djeshme ka qenë dita me intensitetin më të madh të vatrave të zjarreve, 40 vatra të indentifikuar në rang vendi. Kemi shuar 30 prej tyre, janë 10 aktive. Janë marrë të gjitha masat për mbajtjen në kontroll të situatave. E gjithë flota ajrore është në gatishmëri për t’ju përgjigjut të gjitha kërkesave. Mjetet byktar po monitojnë vendin për të indetifikuar ekzistencen e vatrave të zjarrit. Në ndihmë për shuarjen e zjarreve edhe helikopteri rumun. Jemi angazhuar maksimalisht si nga toka ashtu edhe nga ajri. Ka pasur përballim dhe menaxhim të vatrave të zjarrit, ”tha ministri ndërsa shtoi se “Do të vijë momenti që do të bëjmë një analizë të dëmeve. Do të vijë momenti që do të bëjmë një analizë të gjithë mekanizmit dhe kapaciteteve reaguese”.
/a.r