“Sistemi zgjedhor gjithmonë për interesa momentale”, Mërtiri: Jo në funksion të stabilitetit të vendit

Analisti, Ergys Mërtiri, tha në “Open” në News 24, se sistemet zgjedhore në Shqipëri janë bërë për interesa të momentit.

“Sistemi zgjedhor këtu asnjëherë nuk është menduar rrënjësisht se cili është i përshtatshëm. Njëherë është bërë për t’ia futur palës kundërshtare, një herë të vegjëlve. Nuk janë bërë në funksion të stabilitetit të vendit por interesit të momentit. Në një moment, rregullat e lojës ndoshta është më mirë t’i përcaktojë dikush që nuk luan. Këtu çdo gjë është politike, por mendoj se diçka duhet bërë pasi nuk mund të vazhdojmë kështu”, tha ai.

/a.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com