Rike Roçi ishte e eliminuara e radhës nga Big Brother Vip 3. Ndonëse nuk e priste vendimin e publikut, Rike është takuar me banorët para se të dilte nga dera e kuqe dhe u ka uruar atyre suksese në Big Brother.
“Suksese dhe fitoftë më i miri”, tha Rike, duke teksa i kërkoi Eglës që të mos ofendonte më banorët.
Kur u pyet në studio nga opinionisti Arbër Hajdari, në lidhje me pjesën se kush e fiton BBV dhe ajo u shpreh se do të donte që ta fitonte Roza duke qenë se e ka edhe shumë shoqe.
Kujtojmë se Liam, Egla, Françeska, Erjola, Meritoni, Lidi, Jetmiri dhe Romeo janë banorët që shkojnë në televotim këtë javë.
Publiku do të mund të votojë se kë do të shpëtojë, ndërsa të martën do të dalin në televotim dy më pak të votuarit dhe të shtunën e ardhshme do të dalë njëri prej tyre.