Sinjal nga jashtë për të ndryshuar lojën? Donaldi ka një mesazh për Romeon

Mbrëmjen e sotme, Donaldi ka surprizuar Romeon me një mesazh emocionues nëpërmjet ‘Big Love’, që produksioni e rikthehu sërish dhe në këtë edicion. (Kliko këtu)

Gjysma ime, e kam shumë të vështirë të të shkruaj, e kam shumë të vështirë mos të të kem afër. Do thuash edhe ti e ke provuar të jesh kështu si unë sot…, epo tani e kuptoj se çfarë ke përjetuar edhe ti. Por sado e vështirë për mua, prapë ia vlen! Ia vlen të të shoh se si po e përballon gjithë këtë eksperiencë. Ia vlen të të njoh dhe përballë, jo vetëm në krahë të njëri-tjetrit sepse këto më kanë bërë krenar që jam vëllai yt. Vazhdo kështu, të dua shumë!”- ishte ky mesazhi që Romeo mori mbrëmjen e sotme nga binjaku i tij.

Në të gjithë këtë mesazh të gjatë, është diçka që mungon apo jo? Patjetër që po… Partnerja e Romeos, Heidi. Pse Donaldi në asnjë moment nuk e ka përmendur banoren?

Mos ndoshta ky është një sinjal nga jashtë për të ndryshuar lojën që Donaldi ka dashur t’ia thojë Romeos?

Epo kjo mbetet për t’u parë, e megjithatë ky fakt nuk u dallua shumë prej banorëve, madje as dhe nga vetë Heidi.

Pasi Romeo u përlot nga mesazhi emocionues i vëllait të tij, ka qenë Heidi ajo e cila i ka qëndruar pranë për ta qetësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com