Trajneri i Kombëtares, Silvinjo u shpreh sot se, është i kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin, duke vlerësuar tifozët kuqezi në Dortmund që ishin të zjarrtë në ndeshjen e parë të Euro 2024.
Pas humbjes 2-1 me Italinë, Silvinjo u shpreh, “i zhgënjyer me rezultatin, por i kënaqur me atë që dhamë në fushë”.
“Nuk bëmë mirë në 20-25 minuta e para, pasi ishin shumë të vështira për ne. Më pëlqeu që luajtëm ndaj Italisë kampione të Europës, në një atmosferë fantastike dhe ishim në lojë deri në fund për të marrë barazimin”, tha Silvinjo.
Për tifozët kuq e zi dhe ndeshjet e e ardhshme me Kroacinë dhe Spanjën, Silvinjo tha se, “dua të falënderoj të gjithë ata që ishin sot në stadium. Ishin shumë shqiptarë. Nuk duhet të harrojmë që kemi bërë një rrugëtim fantastik, me shumë sakrifica, për të qenë në këtë Europian”.
“Sigurisht që punojmë 12 orë në ditë për ekipin dhe jemi këtu për të fituar ndeshjet, por sigurisht u kam thënë futbollistëve të shijojnë më maksimum këtë shans për të luajtur në Europian”, tha trajneri kuqezi.