Jamarbër Malltezi ka dalë, këtë të hënë, para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë, ndaj të cilit është miratuar ajo “arrest me burg”, dhënë nga SPAK, pas akuzave për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.
Seanca u ndërpre gjatë ditës për të rifilluar në orën 16:00, me kërkesë të avokatëve mbrojtës të Malltezit dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi. Por, më pas, avokatët e tyre kërkuan edhe 2 orë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes ndërsa pas përfundimit të këtij afati, kërkuan edhe 2 orë të tjera kohë.
Nga ana tjetër, avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, nuk është lejuar të marrë pjesë në seancë, pasi masa e sigurisë ndaj tij nuk po shqyrtohet, për shkak se nuk është ekzekutuar ende.
Përveç arrestimit të tij të shtunën në mbrëmje, në aeroportin e Rinasit, Gjykata ka vendosur sekuestro preventive edhe ndaj disa pasurive të tij, listën e të cilave A2 CNN ka mundur të sigurojë.
1. Truall me sipërfaqe 102.60 m2.
1. Apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr. “Deshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë
3. Apartament me sipërfaqe 346 m2.
4. Apartament me sipërfaqe 356.3 m2
5. Njësi me sipërfaqe 459.6 m2
6. Njësi me sipërfaqe 379.6 m2
5. Njësi me sipërfaqe 459.6 m2
6. Apartament me sipërfaqe 375 m2
7. Truall dhe vilë (apartament duplex) i vendosur mbi këtë truall me sipërfaqe ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sipërfaqe 76.23 m2, kati i parë me sipërfaqe 76.22 m2 si dhe verande me sipërfaqe 22.73 m2.
8. Pasuri me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhes i godinës 9 (nëntëe) katëshe, shkalla 2.
9. Masën 45% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
10. Masën 100% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L8J714031D, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
11. Masën 60% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet Gym&Fit, me NIPT L7202201OB, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
Lista e pasurive të Jamarbër Malltezit, të sekuestruara nga SPAK