Siguria në Shqipëri është një nga elementët të cilët të gjithë të huajt e vënë në dukje, madje kjo është një nga arsyet pse shumë të huaj zgjedhin të jetojnë këtu.
Londinezi Karl Roberts, ish menaxher i TAP në Shqipëri tani ka zgjedhur të jetojë në Tiranë ku ka blerë dhe një apartament. Në podcastin me kryeministrin Edi Rama tregon përshtypjen e parë kur mbërriti në Shqipëri.
“Kam udhëtuar në botë dhe pëlqej vende si Shqipëria. Isha entuziast të vija këtu. Isha në Zvicër. Kur shkova të dielën pasdite çdo gjë ishte e mbyllur. Atje çdo gjë është e organizuar. Pëlqej vende si Shqipëria. Prisja të shihja një influencë ruse, më shumë nga sa më thonin”
Ndihem më i sigurt në Tiranë, sesa do të ndihesha po të ecja në Londër e Mancister, sidomos mbrëmjeve” thotë ai.
Edhe kryeministri vuri në dukje se janë shumë të huaj që evidentojnë sigurinë nëpër rrugët e Tiranës, si një element tepër i rëndësishëm për të zgjedhur për të jetuar.
“Është ende si lavjerrëse drejt ‘ikjes’. Sepse në telefon ke një telefon që shikon imazhet e bukura të Gjermanisë, Britanisë, aktorëve, makinave dhe thua po dua të iki.Por nuk është aq e lehtë sepse ka më shumë fotoshop sesa realiteti i një shqiptari që shkon atje. Por ajo që më bën përshtypje është se të gjithë të huajt janë të lumtur për sigurinë. Kur ua them njerëzve më thonë. Çfarë po thua siguri në Shqipëri e nuk ka në Londër, Berlin, Paris? Po
Karl Roberts: Absolutisht. Ndihem i sigurt në Tiranë, sesa do të ndihesha po të ecja në Londër e Mancister, sidomos mbrëmjeve
Rama: Në mbrëmje. Çdo kënd që kam takuar këtu. Po ecja me gruan në mesnatë. Është ajo çfarë kemi dashur shumë. Nuk është e lehtë më askund në Europë. Parisi nuk është i lehtë natën. Është i komplikuar. Duhet të dish rrugët, lagjet ku të shkosh.