Java ka nisur me rënie të monedhave kryesore në vend në raport me Lekun. Kjo rënie tregon edhe një herë tjetër faktorë të tjerë që ndikojnë në tregun valutor, veç ligjeve të ofefrtë-kërkesës.
Zhvlerësimi i Euros ka vazhduar edhe pas rënies së turistëve dhe rënia e fluksit të emigantëve.
Në përditësimin e sotëm Euro u ble nga Banka e Shqipërisë me 103.82, duke pësuar një tjetër rënie me 0.06 përqindje, ndonëse të lehtë në tregun valutor.
Përveç Euros, një rënie të fortë ka pasur edhe Dollari amerikan.
Për ekspertët një monedhe europiane e dobët pritet të qëndrojë e tillë edhe në vijim, për shkak se është krijuar një qëndrueshmëri konstante në raport me monedhat e tjera.
Por sa i shërben ekonomisë një monedhë kombëtare dominuese në raport me valutën e huaj me të cilën këmbehet?
Është më e lehtë shlyerja e kredisë apo edhe e borxhit në tregjet e huaja, sidomos nga qeveria, kur Euroja është më e lirë dhe në raport me lekun. Efekte ka edhe në treguesit e borxhit publik”.
Blerjet e Bankës së Shqipërisë për rezervë valuator kapin shifrën e 230 mln eurove nga 300 mln euro të planifikuara deri në fund të vitit 2023. Nga ana tjetër zhvlerësimi i euros nisi që në fillim të javës së shkuar, duke humbur 6 pikë këtë të martë.
Ndërkohë sipas Bankës së Shqipërisë, përshpejtimi i shpenzimeve buxhetore në fundvit mund të nxisin rritjen e monedhës europiane, teksa sipas këtij institucioni nuk parashikohen ndërhyrje të tjera në treg për të zbutur luhatshmëritë e kursit të këmbimit.