Pasi u shpërngul për në Shqipëri, bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvija, ka bërë një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo është shprehur se i pëlqen shumë jeta në Tiranë, si dhe ka treguar për herë të parë vështirësitë e shtatzënisë, që sollën në jetë djalin e saj Roelin. Selvija ka pasur një shtatzëni me binjakë, njëri prej të cilëve nuk ka mundur dot që të vijë në jetë.
Si po të duket jeta në Tiranë, të pëlqen?
Më pëlqen ngrohtësia që ta japin njerëzit, sidomos femrat, këtu nëse takohem me sy me ndonjë femër drejt më buzëqeshin ose më flasin e më motivojnë.
Tani mundohem të jem mirë, kam patur disa probleme shëndetësore që më bënë ta humb atë kuptimin e jetës por që jeta vazhdon, duhet të luftojmë çdo ditë për veten dhe për njerëzit që na duan sinqerisht.
Kur do bëhet Roeli me vëlla ose motër?
Shtatzëninë e kam patur shumë të vështirë dhe më kanë ngelur shumë pasoja në shëndet nga medikamentet që kam marrë, kështu që sado që të kem dëshirë të kem fëmijë tjetër nuk e marr dot guximin nga ajo që kam kaluar. Kështu do i përkushtohem Roelit në maksimum dhe gjërat e tjera do ia lë në dorë Zotit.
Unë kam nisur shtatzëninë me binjakë, domethënë Roeli do kishte një vëlla ose motër tani, pasi e humba njërin më duhej të luftoja të shpëtoja Roelin dhe medikamentet dhe hormonet që merrja më bënë shumë keq. Por gjithmonë caktimi i Allahut xh. sh. është më i mirë sesa dëshirat tona.