Si përfundim, çfarë shkruhej në letrën e Donaldit për Einxhel?

Einxhel Shkira ishte e ftuar sot në “Cherry on Top “ me Bora Zemanin, ku foli për jetën si nënë, partnere dhe karrierën. Ajo që na befasoi ishte një letër surprizë për të nga Donaldi. Aktori i humorit me batuta dhe disa kujtime për debatet që kanë pasur në “Big Brother VIP Albania 1”, i kërkoi të bëjnë paqe. (lexo këtu)

“Përtej shakave, gjithmonë të kam vlerësuar dhe respektuar për karakterin luftarak. Ju përqafoj të treve. P.S.: Sinqerisht, vendin e dytë e meritoje ti, jo Iliri”, e mbylli letrën Donald Veshaj, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Kujtojmë, se Einxhel dhe Donaldi kanë qenë protagonistë në edicionin e parë të “BBV” për shkak të debateve të shpeshta mes tyre. Në përfundim të formatit madje dy ish-banorët nuk kanë patur asnjë kontakt dhe komunikim, kjo për shkak edhe të akuzave të bëra më herët ndaj njëri-tjetrit për kohën kur punonin bashkë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com