Reperi i njohur Rigels Rajku që të gjithë e njohim ndryshe si Noizy duket se nuk u ndahet problemeve. Këtë mëngjes të hëne në biznesin e tij në Durrës janë plasur disa kapsolla në tarracë, duke shkaktuar panik te klientët dhe këmbësorët.
Policia ka raportuar se dëmet e këtij incidenti janë të pakonsiderueshme, ndërkohë që kjo ngjarje ka shkaktuar alarm si rrjedhojë e historive të shkuara problematike të bizneseve të këngëtarit.
Ajo që dihet është se Noizy, ka patur përplasje të këtij lloji me fenomenim e “TikTok” Cllevio Serbiano. Megjithatë incidenti i fundit nuk dihet nëse ka lidhje pikërisht më të.