Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në Himarë disa certifikata pronësie, ndërsa premtoi se deri në vjeshtë do të shpërndahen edhe shumë të tjera.
Por gjatë dhënies së titujve të pronësisë, Rama u ndesh edhe me momente, që e detyruan atë të bënte edhe batuta.
Një rasti i tillë ishte me një qytetar që kishte shkuar për të marrë certifikatë në emër të dikujt tjetër, por që nuk kishte autorizim.
Rama nuk pranoi t’ia dorëzonte, duke thënë se “kështu me duar në xhepa vini dhe i merrni shtëpitë e të tjerëve”.
Rama: Lavdosh Strati, ku është ky mo. Lavdosh hajde se ta marrën oligarkët shtëpinë. Djali je ti?
Qytetari: Jam njeriu i tij.
Rama: Njeriu i tij? Jo mo ty nuk ta jap unë. Ke mandat për ta marrë? Se me këto fjalë njeriu i tij i merrni shtëpinë tjetrit dhe e nxirrni në treg. Ke mandat për ta marrë?
Qytetari: Jo nuk kam.
Rama: Po si ke ardhur me duar në xhepa për ta marrë shtëpinë e tjetrit?
Qytetari: Kështu tha ai.
Rama: Po nga ta dimë ne që të tha ai?
Qytetari: Jo ai, më tha dikush tjetër.
Rama: A të tha dikush tjetër, që i tha ai që të vish të marrësh ti shtëpinë. Ik vëlla se nuk të japim shtëpinë e Lavdoshit. Do thotë Lavdoshi ma mori qeveria, do çohet edhe Vangjeli do thotë ja shiko kështu ja marr qeveria.