Si i ka shpëtuar dënimit Altin Çoku, nga tentativa për të djegur kushërirën deri tek vetëvrasja e 27-vjeçares!

Altin Çoku, 39-vjeç është arrestuar sot pasi akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes një 27-vjeçare, pas publikimit në Tik Tok, të fotos intime mes tyre.

Lidhur me rastin, burime për Dritare.net konfirmojnë se Çoku ka qenë i burgosur para 14 vitesh, në burgun e Lezhës, pasi ka tentuar të djegë asokohe, kushërirën e tij.

“Para 14 vitesh kam punuar mjek me burgjet. E kam pasur tek burgu i Lezhës. Atëherë kishte tentuar të djegë një kushërirë. Është mashtrues ordiner.

Familja, gruaja dhe babai e kanë ndihmuar por ai vazhdon. Gjatë karantinës bëri aksident tek semafori në Laprakë, ku mbeti një djalë, viktimë. Me të doli pa lagur. Ishte ai në timon, tha.

Nuk është rastësi që ai vazhdon e bën veprime po njësoj, nuk e ndëshkojnë dhe e tolerojnë nga sëmundja që ka. Ka defekt të shtyllës kurrizore por kjo nuk është arsye, që t’i shpëtojë dënimeve”, u shpreh burimi për Dritare.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com