Si është gjendja e kryeministrit sllovak? Spitali jep detaje 5 ditë pas atentatit

Kryeministri sllovak Robert Fico mbetet në gjendje të qëndrueshme pas sulmit që pësoi javën e kaluar. Sipas spitalit Roosevelt në Banska Bystrica, gjendja e tij shëndetësore është duke u përmirësuar.

“Pas konsultave të sotme me mjekët, gjendja e pacientit është stabile. Klinikisht ai po përmirësohet, po komunikon, parametrat inflamatorë janë duke u ulur ngadalë. Kryeministri mbetet nën mjekim në spitalin tonë”, njoftoi spitali në Facebook para mesditës.

Kujtojmë se kryeministri sllovak Robert Fico u qëllua me pesë plumba të mërkurën e javës së kaluar, teksa përshëndeti mbështetësit pas një takimi të qeverisë në ish-qytetin e minierave të qymyrit Handlova.

I dyshuari 71-vjeçar, i identifikuar nga prokurorët si Juraj C., është një ish-roje sigurie në qendrën tregtare dhe autor i tre koleksioneve me poezi. Hetuesit do të kërkojnë të përcaktojnë nëse ai ishte pjesë e një grupi njerëzish që kishin inkurajuar njëri-tjetrin për të kryer një atentat.

Sulmi i së mërkurës nënvizoi ndarjet e thella politike në shoqërinë sllovake dhe është përpjekja e parë e madhe për vrasjen e një lideri politik evropian për më shumë se 20 vjet.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com