Në samitin Evropian për Ballkanin, kryeministri Edi Rama tha se plani i rritjes i BE është ambicioz, por nuk mund të japë rezultatet maksimale, nëse nuk ka bashkëpunim të plotë mes vendeve të rajonit.
Bashkimi Evropian do të vërë në dispozicion një shumë të konsiderueshme financiarë për vendet e BE, të cilat do të përthithen nga ato sektorë, që konsiderohen të rëndësishëm për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.
Këshilltarja e lryeministrit Edi Rama, Odeta Barbullushi, e ftuar në News Line, dha detaje për atë se çfarë u arrit konkretisht mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Ajo listoi disa iniciativa konkrete bashkëpunuese, të cilat i shpjegoi sa vijon:
“Ka dy tre gjëra të sotme që janë dakordësuar. E para, liderët diskutuan se cilat janë masat e planit për rritjen e Ballkanit Perëndimor. Pati dakordësi për disa gjëra konkrete. U vendos që të gjithë vendet të përmbyllin korridoret e gjelbra mes vendeve të Ballkanit, por edhe vendeve të tjera të BE, që rrethojnë Ballkanin. Është iniciativa për përgatitjen e Ballkanin Perëndimor, për t’iu bashkuar vendeve të BE, për lehtësimin e pagesave elektronike, jo vetëm mes vendeve tona, por dhe me BE.
Të dy iniciativave e tjera, njëra është për hapjen e wifi për Ballkanin Perëndimor, është projekt simotër për wifi për vendet e BE. Është hapja e mundësisë për Ballkanin Perëndimor, për t’iu bashkuar rrjetit evropian në teknologji”, tha ajo.
E pyetur se si do të ndahet fondi prej 6 miliardë euro i BE për Ballkanin Perëndimor, Barbullushi tha se 2 miliardë do të jepen në formë granti apo ndihme financiare, kurse pjesa tjetër në formë huaja.
“Është një kërkesë që ka ardhur nga vendet tona. Në përgjigje të kësaj, Komisioni Evropian propozoi një paketë shtesë për Ballkanin Perëndimor. Është e ndarë 2 miliardë do jepen në formë ndihme apo granti, 4 në formë huaje, në formë të lehtësuar dhe duhet të shlyhet për një kohë të gjatë. Është financim që do jepet në kohë, shumë më shpejt, se sa programi i IPA-ve normale. Do jepen në ato sektorë, që mund të kenë impakt transformues të rajoneve tona dhe përafrimin në BE”, tha ajo./m.j