Shuhet pas 10 orësh zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, nis ekspertiza për dëmet e shkaqet, qytetarët që u asfiksuan

Qytetarët e Lushnjës kanë përjetuar momente paniku ditën e djeshmed, pasi qendra tregtare “Metropol” u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi në katin e dytë dhe të tretë të godinës.

Prej më shumë se 10 orësh, forcat zjarrfikëse, të Lushnjës, Fierit, Tiranës, Elbasanit, Vlorës e Beratit, luftuan për të shuar flakët dhe për të bërë të mundur evakuimin e qytetarëve që ndodheshin aty, ku disa prej tyre morën ndihmë në spital pasi u asfiksuan nga tymi.

Mësohet se sot asnjë person nuk ndodhet në spital. Mbrëmjen e djeshme 42 persona u shtruan në spital pasi kishin probleme me frymëmarrjen mes tyre dhe 8 persona personel zjarrfikës.

Zona është rrethuar me shiritin e sigurisë dhe pritet që të kryhet ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, si dhe dëmet e shkaktuara nga flakët.

Gjithashtu banorët nuk janë lejuar që të shkojnë në banesat e tyre për të parë se çfarë ka lënë pas zjarri, që shpërtheu papritur në të gjithë godinën.

Qendra Tregtare Metropol e është ndërtuar në qendër të qytetit dhe ndodhet mes dy godinave 12 katëshe, ku katet e sipërme janë apartamente banimi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com