Një zjarr vuri sot në rrezik jetën e banorëve të Shtëpisë së Moshuarve në Fier.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh se zjarri erdhi nga jashtë ndërtesës të Shtëpisë së të Moshuarve, të paktën nga hetimi i deritanishëm.
Teksa ndau pamje nga operacioni i shuarjes së zjarrit Balla falënderoi forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat Zjarrfikëse.
“U shpreh mirënjohjen time forcave të Policisë së Shtetit, veçanërisht djemve dhe vajzave të Njësisë Shqiponja, forcave Zjarrfikëse dhe punonjësve të Shtëpisë së Moshuarve për veprimet e menjëhershme dhe shmangien e rrezikut”, theksoi Balla.