Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë deri në prill të vitit të ardhshëm.
Në një postim në “Facebook”, ai shkruan se kjo po ndodh qëllimisht nga vetë kryeministri Albin Kurti.
“Qysh herët kam paralajmëruar se regjistrimi i popullsisë nuk do të bëhet këtë vit dhe kjo po ndodh qëllimisht nga vetë kryeministri Kurti. Shtyrja e regjistrimit, për herë të tretë, tashmë për në prill të vitit të ardhshëm, dëshmon se paaftësia, shkelja e ligjit, ndërhyrjet politike dhe fshehja e shifrave reale e karakterizojnë këtë Qeveri dhe këtë proces që nga fillimi”, ka shkuar Krasniqi.