Shtyrja e gjyqit të Berishës, Kaso: Synimi i qeverisë është t’i djegë mandatin e deputetit

Shtyrja e gjyqit për Sali Berishën, për Partinë Demokratike të Rithemelimit shihet si skenar i dirigjuar nga qeveria për t’i djegur atij mandatin e deputetit.

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike të Rithemelimit, Ivi Kaso, akuzoi gjykatën dhe prokurorinë për zvarritje të procesit me synim që t’i djegin mandatin.

“Synimi i pushtetit është një dhe i qartë. Tentative përmbylljen e gojës së Sali Berishës, jo vetëm në selinë e Partisë-shtëpi e demokratëve, por dhe në selinë e Kuvendit që duhet të ishte shtëpia e qytetarëve. Strategjia finale: djegia e mandatit. E sigurojmë Ramën, SPAK-un dhe mballoma të tjetra të pushtetit, se asnjë marifet apo artific ligjor nuk mundet të cenojë mandatin e Sali Berishës.

Ai mandate është besim dhe përgjegjësi që i buron nga vota dhe sakrificat e mijëra demokratëve, jo dhuratë nga bandat e pushtetit, që merret njëherë në katër vjet me autoblinda dhe cash. Sado të përpiqen veglat gjyqësore të regjimit, asgjë nuk mund të ndalë deputetin Sali Berisha të ushtrojë mandatin dhe t’i japë zë denoncimit të çdo padrejtësie që ndodh në këtë vend. Partia Demokratike do të vazhdojë të monitorojë nga afër dhe të bëjë transparente për publikun çdo hap të kësaj farse gjyqësore ndaj deputetit Berisha.”

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com