Shtyhet sërish seanca për Mediun, gjykata u jep kohë ekspertëve për t’u përgjigjur pyetjeve të avokatëve

Gjykata e Posaçme shtyu për ne 28 janar seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Në seancën e sotme u paraqitën 2 nga ekspertët që kanë përpiluar akt-ekspertimit tekniko-ushtarak në dosje. Ata nuk dhanë shpjegime, pasi avokatët e Mediut paraqitën një kërkesë me pyetje të tjera për ta.

Për t’i dhënë kohë ekspertëve, 6 në total, gjykata shtyu seancën në afatin maksimal, ndërsa orientoi ekspertët t’i përgjigjen vetëm pyetjeve në fushën e tyre të ekspertizës dhe jo ato të karakterit juridik apo ligjor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com