Shtyhet seanca për Sali Berishën, avokatët kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Shtyhet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha. Shkak për këtë është bërë kërkesa e palës mbrojtëse, e cila ka kërkuar më shumë kohë. Bëhet me dije se seanca për Berishën do të mbahet nesër në orën 11:00.

Ish-kryeministri nuk është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, por ka dërguar dy avokatët e tij mbrojtës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, të cilët kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka për njëanshmëri.

Kujtojmë se Sali Berisha është nën hetim nga SPAK për akuzën e “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim. Në dosjen e klubit sportiv “Partizani” thuhet se ish-kryeministri ndikoi që dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, të privatizojë kompleksin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com