Shtyhet seanca ndaj Fatmir Mediut, SHBA sjell përgjigjet e letër porosive

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për Fatmir Mediun. Vizion Plus mëson se seanca e radhës është caktuar më 2 maj, ora 10:00. Avokatët mbrojtës dhe ish-ministrit  kanë kundërshtuar provat e prokurorisë.

Ndërkohë mësohet se SHBA ka sjellë përgjigjet e letër porosive mbi myetjet e disa dëshmitarëve. Sakaq autoriteete janë shprehur se pyetjet nuk mund të bëhen nga Gjykata por vetëm nga agjentët e FBI.

Ndaj Mediut rëndojnë akuzat në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com