Shtyhet më 21 janar seanca gjyqësore e dosjes “Metamorfoza”

Gjykata e Posaçme shtyu për më 21 janar seancën gjyqësor ndaj të akuzuarve të dosjes “Metamorfoza”. Në të këtë seancë të parë, pas vendimit të Kushtetueses për SKY ECC, biznesmeni Pëllumb Gjoka nuk ishte prezent, por u përfaqësua nga 2 avokatët e tij.

Avokati i ish-shefit të policisë Adrit Hasanbegaj kërkuan shtyrje të seancës për shkaqe proceduriale, për të kontaktuar klientin e tyre për t’i garantuar një mbrojtje efektive.

Ndërsa avokatët e Gjokës kërkuan shtyrje në afatin maksimal të parashikuar nga ligji, për të pritur edhe zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com