Shtetet e Gjirit thirrje SHBA-së: Mos lejoni Izraelin të bombardojë vendet e naftës së Iranit

Shtetet e Gjirit po lobojnë në Uashington për të ndaluar Izraelin të sulmojë vendet e naftës të Iranit, sepse ata janë të shqetësuar se objektet e tyre  mund të vihen nën zjarr nga përfaqësuesit e Teheranit nëse konflikti përshkallëzohet.

Si pjesë e përpjekjeve të tyre për të shmangur kapjen në mes zjarrit, shtetet e Gjirit, duke përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin, po refuzojnë gjithashtu të lejojnë Izraelin të fluturojë mbi hapësirën e tyre ajrore për çdo sulm ndaj Iranit dhe ia kanë përcjellë këtë Uashingtonit.

Izraeli ka premtuar se Irani do të paguajë për sulmin raketor tw javës sw kaluar, ndërsa Teherani ka thënë se çdo hakmarrje do të përballet me shkatërrim të madh, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë në rajon që mund të thithë Shtetet e Bashkuara.

Lëvizjet e shteteve të Gjirit vijnë pas një shtytjeje diplomatike nga Irani shiit jo-arab për të bindur fqinjët e tij sunitë të Gjirit që të përdorin ndikimin e tyre me Uashingtonin mes shqetësimeve në rritje që Izraeli mund të synojë objektet e prodhimit të naftës të Iranit.

Gjatë takimeve të kësaj jave, Irani paralajmëroi Arabinë Saudite se nuk mund të garantonte sigurinë e objekteve të naftës të mbretërisë së Gjirit, nëse Izraelit i jepej ndonjë ndihmë në kryerjen e një sulmi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com