Çifti më i dashur për publikun momentalisht kanë bërë mbrëmjen e djeshme një rubrikë pyetjesh me fansat, ku ata do t’i përgjigjeshin disave prej tyre. Ata u pyetën rreth emrit të vajzës, planet për shtëpinë e re, marrëdhënien e tyre pas BBV dhe komplikacionet gjatë shtatzanisë. Ja si iu përgjigj dyshja disave prej tyre:
Kiara sa te është rritur numri i këmbës, a po i mbath atletet e Luizit?
Jo nuk më është rritur, se edhe ajo më duhej.
Të pyetur në lidhje me emrin që do t’i vendosin vajzës, Kiara thotë se nuk kanë menduar ende diçka përfundimtare.
A keni menduar ndonjë emër për vajzën?
Jo, në Pinterest rrijmë gjithë ditën dhe prapë nuk kemi gjetur diçka.
Kur do ju shohim në shtëpi të re?
Ka dhe pak punë.
A ka gjasa t’i bjerë të fikët Luizit gjatë procesit të lindjes apo e përballon?
Luizi i përgjigjet me shaka duke i thënë:
Do ta bëjë me operacion. Pse të më bjerë të fikët mua, ajo do të lindë, jo unë.
Po të mundon frymëmarrja në shtatzani?
Po edhe mua më mundon shumë frymëmarrja, madje kam filluar natën gërhas sipas Luizit.
Më duket se në Big të ka dashur më shumë Luizi se tani jashtë.
Luizi e merr me sportivitet pyetjen e fansit dhe i përgjigjet kështu:
Prandaj e lashë shtatzënë ngaqë nuk e dua.
A jeni zënë ndonjëherë për shkak të xhelozisë?
Jo mes nesh nuk ka zënka.
Një fans tjetër pyet nëse Luizi e puth akoma Kiarën çdo mëngjes si në Big Brother.
A të puth si në BB çdo mëngjes?
E puth unë tani. – përgjigjet Kiara.
Kush e merr më shumë njëri-tjetrin në telefon kur jeni larg?
Luizi thotë se është Kiara ajo e telefonon papushim:
Jo më merr, por as banka s’më merrte aq shpesh sa kjo.