Shqiptarja tregon ferrin në duart e bashkëshortit: Më përdhunoi dhe keqtrajtoi për 2 vjet

Një 28-vjeçare nga Shqipëria duket se po jetonte në ferr absolut në duart e bashkëshortit të saj në Selanik. Ditën e mërkurë, 28-vjeçarja ka shkuar në Departamentin e Sigurisë së Kullës së Bardhë dhe ka denoncuar keqtrajtim dhe përdhunim nga bashkëshorti i saj, që ka ndodhur dy vitet e fundit.

38-vjeçari shqiptar është lokalizuar nga efektivët e Policisë së Departamentit të Dhunës në Familje Ampelokipi, të cilët janë njoftuar për ngjarjen dhe është arrestuar.

Ndaj tij është ngritur një dosje për përdhunim, fyerje dhe shkelje të legjislacionit për dhunën në familje.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com