Shqiptari vdes në aksident, mediat italiane: Ishte martuar 9 ditë më parë

Dorjo Duka, 30-vjeçari shqiptar banues në Tiranë, humbi jetën natën e 21 Janarit pas përplasjes mes mjetit tip “Fiat” që ai drejtonte dhe një “Mercedesi”. Sipas hetimeve të para, dyshohet se “Mercedesi” i cili drejtohej nga një 45-vjeçar italian, ka dalë në korsinë tjetër, duke u përplasur me “Fiatin”.

“Duka, një i ri shumë pozitiv, i cili punonte në një kompani ndërtimi dhe ishte shumë i afërt me familjen e tij, la dhimbje të madhe për gruan e tij Irisin, me të cilën ishte martuar më 12 Janar 2024 pas mbi gjashtë vitesh fejesë. La pas prindërit, një vëlla dhe një motër në pritje të ëmbël të një djali, të emigruar në Belgjikë.”

Shqiptari u transferua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve shumë të rënda ndërroi jetë pak më vonë. Në makinë së bashku me të, raportohet të ketë qenë edhe kushëriri i tij 25-vjeçar, i cili paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com