Një 48-vjeçar shqiptar, me precedentë të mëparshëm, është arrestuar nga policia e Piombino Dese pasi ka sulmuar gruan e tij teksa ajo ishte duke fjetur.
Burri akuzohet për dhunë në familje, lëndime të rënda, kërcënime dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.
Ka qenë vetë viktima që ka kërkuar ndërhyrjen e policisë.
Gruaja raportoi se, ndërsa ishte në shtrat, partneri i saj u hodh mbi të duke e goditur. I ka ardhur në ndihmë djali i tyre i mitur, i cili po ashtu është dhunuar nga i ati.
Pasi mbërritën forcat e policisë, shqiptari ka bërë rezistencë.
Pasi u neutralizuar, ai u dërgua në komisariat në pritje të masës së sigurisë.
/f.s