Shqiptari shkakton aksident të rëndë në Kroaci, një i vdekur dhe dy të plagosur në gjendje kritike

Një shqiptar duket të jetë shkaktari i një aksidenti të rëndë rrugor të regjistruar në qytetin Soline në jug të Kroacisë, ku një person humbi jetën e 6 të tjerë u plagosën, pesë prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë.

Mediat kroate thonë se një shtetas i Kosovës, 40 vjec, ka qenë duke lëvizur me një automjet me targa sllovene, por në një moment ka kaluar në korsinë e kundërt, ku për rrjedhojë është përplasur me një makinë me targa kroate, të drejtuar nga një 45-vjeçar nga Kroacia.

45 vjecari ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjerët që udhëtonin me të një grua 45-vjeçare dhe një 48-vjeçar, të dy shtetas polakë, kanë marrë dëmtime të rënda fizike, por janë jashtë rrezikut për jetën. Pasagjerët e plagosur pas marrjes së ndihmës së parë në vendin e ngjarjes janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Dubrovnikut, ku ndodhet për shkak të plagëve të rënda edhe shtetasi i Kosovës.

Lëndime kanë pësuar edhe pasagjerët në automjetin e tij, edhe ata shtetas të Kosovës. Një grua 42-vjeçare dhe një fëmijë 11-vjeçar janë në gjendje kritike ndërsa një 18-vjeçar ka marrë plagë më të lehta. Policia e Dubrovnikut ka nisur hetim ndaj shoferit shqiptar të dyshuar si autor i aksidentit të rëndë rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com