Shqiptari humb kontrollin e mjetit, vdes e shoqja, në gjendje të rëndë foshnja 6 muajshe

Një 22-vjeçar shqiptar është aksidentuar në Itali pasi ka humbur kontrollin e makinës që drejtonte dhe për pasojë gruaja e tij ka ndërruar jetë.

Në makinë ndodhej edhe foshnja e tyre dhe motra e shoferit, që aktualisht ndodhen në spital në gjendje të rëndë. Shoferi me origjinë nga Shqipëria i identifikuar si shtetasi me iniciale A.H., ishte partneri i viktimës 24-vjeçare dhe babai i fëmijës. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, e reja e identifikuar nuk i mbijetoi dot plagëve.

Sipas mediave italiane, shqiptari ka rezultuar nën efektin e alkoolit dhe të drogës pas disa testimeve. I riu u arrestua nga policia italiane nën akuzen “vrasje me automjet” dhe për momentin ndodhet në arrest shtëpie. E reja që humbi jetën në një aksident automobilistik ishte nëna e tre fëmijëve të vegjël. Në momentin e aksidentit në makinë ndodhej vetëm fëmija më i vogël gjashtë muajsh.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com