Shqiptari gjendet i pajetë në Gjermani! Zbulohet letra drejtuar një të afërmi, ja çfarë dyshohet

Një i ri shqiptar është gjetur i pajetë në Hamburg të Gjermanisë. Bëhet fjalë për Dritan Lalaj, nga Frakulla e Fierit.

Policia gjermane zbuloi trupin e tij në banesë më 1 nëntor, dhe dyshohet se ai mund të ketë kryer vetëvrasje.

Familjarët e tij kanë treguar se Dritani i kishte dërguar një letër kushëririt dy javë më parë, në të cilën shprehte dëshirën për t’u larguar nga jeta.

Komuniteti shqiptar ka organizuar një grumbullim fondesh për të ndihmuar në kthimin e trupit të tij në Shqipëri, pasi familja është në kushte të vështira ekonomike.

Trupi i Dritanit pritet të arrijë në Shqipëri brenda disa ditësh. Ai ishte djali i vetëm i familjes; pesë vjet më parë, nëna e tij ndërroi jetë, dhe tani babai, Gori Lalaj, i cili është i sëmurë dhe pa të ardhura mbetet i vetëm.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com