Shqipëria vazhdon të jetë një ndër vendet me numrin më të madh të emigrantëve të paligjshëm që dynden drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Në një lidhje direkte nga Londra për emisionin “7 pas 5”, gazetari Erblin Jaku, tha se shumë emigrantë të cilët zgjodhën rrugën e emigrimit me gomone drejt Anglisë , janë penduar për këtë vendim.
Ai tha se shumë prej tyre nuk janë në dijeni të kushteve reale dhe të asaj se çfarë i pret në Angli, pasi jeta dhe puna e paligshme fsheh nga pas shumë sfida dhe vështirësi.
Gazetari foli edhe për ashpërsimin e masave të qeverisë britanike për të reduktuar numrin e emigrantëve të paligjshëm në Britani. Ai tha se autoritetet kanë shtuar kontrollet.
“Kam dëgjuar raste shqipatrësh që i kanë ndaluar edhe në supermarket, e kanë kuptuar që janë të paligshëm dhe i kanë kthyer. Janë rritur kontrollet nga forcat ligjzbatuese kryesisht në zonat ku ka shumë shqiptarë. Ka vërtetë një fokus të madh te shqiptarët..fatkeqëisht kemi fituar një hapësirë të një imazhi negative në media”, tha gazetari.
Më tej gazetari tha se për shkak të imazhit negativ që është përhapur për shqiptarët në Angli, ata që e vuajnë më shumë janë emigrantët legalë të Anglisë, që jetojnë në vendin britanik prej vitesh dhe që kanë krijuar familje atje.Ai tha se ka raste që fëmjët e emigrantëve diskriminohen në shkolla.
“Kur vështirësohet jeta ka të bëjë me shumë me emigrantët e ligjshëm. Sepse një emigrant illegal i ka marrë përsipëre risqet, e ka llogaritur. Problemi i madh krijohet për këta që janë të ligjshëm..për këta që kanë fëmijë në shkolla, kur Suella Braverman doli dhe tha se shqiptarët janë mafiozë, si mendon se do sillen me këta në shkolla? “, tha gazetari.
Në përfundim të intervistës Erblin Jaku tha se te të shumë te rinj është krijuar ideja e gabuar se në Angli bëhen para shpejt në rrugë të paligjshme. Kjo ide e cila promovohet në rrjete sociale ka çuar shumë te rinj drejt emigrimit të paligjshëm de në momentin që arrijnë në Britani ata përballen me shumë probleme dhe sfida të cilat nuk i kishin marrë parasysh.