“Shqipëria, shembull suksesi”, Rama në takimin e CSU: Pak vite më parë, do të ishte e paimagjinueshme…

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani, me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria është e pranishme në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU), si një shembull suksesi në rajon.

“Kloster Banz, Bavari – Në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder, për të adresuar lidershipin e Unionit, mbi sfidat europiane, Shqipërinë si një shembull suksesi në rajonin tonë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht, përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e kulturor”.

Sipas tij disa vite më parë, kjo ishte e paimagjinueshme për vendin tonë.

“Deri vetëm pak vite më parë, do të ishte e paimagjinueshme, që falë rezultateve e një imazhi krejt të ri në Europë, Shqipëria të kishte një vend nderi si e ftuar në këtë forum strategjik të politikës gjermane, e për më tepër që të mos kishte më asnjë barrierë ndërveprimi me forcat politike në Gjermani, pavarësisht ngjyrës politike”, shkruan Rama.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com