Shqipëria kualifikohet në Europian! Kombëtarja realizon ëndrrën shqiptare të futbollit

Shqipëria arrin të kualifikohet në Kampionatin Europian të Futbollit për herë të dytë në histori.

Kjo arritje e jashtëzakonshme për futbollin shqiptar erdhi pas barazimit 1-1 në transfertë përballë Moldavisë, me kuqezinjtë e Silvinhos që janë zyrtarisht pjesë e “Euro 2024“ që do të mbahet verën e ardhshme në tokën gjermane.

Goli i vetëm për kuqezinjtë që në fund rezultoi edhe vendimtar për fatet e kualifikueseve u shënua nga Sokol Cikalleshi në minutën e 25-të të pjesës së parë.

Pjesa e parë ka qenë tepër intensive dhe me disa sekuenca agresiviteti nga të dyja skuadrat. Shqipëria ka mbyllur harkun e parë kohor me një paraqitje më të mirë se kundërshtari, duke qarkulluar shumë topin, por hapësirat nuk kanë qenë shumë të mundshme pasi moldavët janë vendosur mirë në mbrojtje.

Pjesa e dytë ishte ashtu siç pritej, me Moldavinë e cila tentoi disa herë të gjente golin e barazimit, duke i vendosur kuqezinjtë shpesh në vështirësi. Shqipëria pati edhe një rastë artë me Seferin pranë fundit të lojës, por portieri moldav arriti ta largonte topin.

Atëherë kur nuk duhej, Moldavia ka gjetur golin e barazimit në minutën e 87’.

Ky barazim na çon tashmë në Gjermani, në “EURO 2024”, për herë të dytë në histori në këtë kompeticion. Shqipëria ka bërë një rrugëtim perfekt në këto kualifikuese, duke u pozicionuar tashmë aktualisht në vendin e parë me 14 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com