Shqipëria “integrohet” në BE, Nazarko: Ja faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë proces

Shqipëria vijon të korrë sukses në fushën e përfarimit me Bashkimin Evropian. Pas hapjes së klasterit 6, që përfshin marrëdhëniet me jashtë, në Bruksel sot u nënshkrua një Dokument i Partneritetit me Bashkimin Evropian në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Ky hap tha Rama tregon se Shqipëria dhe BE-ja janë të pandashme në qëllimet e tyre të përbashkëta.

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në “Ballkan Update” tha se Shqipëria në këtë proces ka qenë shumë më mbrapa se vendet e tjera të rajonit, por vitet e fundit ka nisur një vrull të shpejtë duke i kaluar ato sa i përket afrimitetit me Bashkimin Evropian.

Sipas tij, në këtë klimë pozitive të Shqipërisë në raport me BE kanë ndikuar dy faktorë kryesorë, si “ politika e jashtme” dhe “reforma në drejtësi”.

“Shqipëria ka qenë më mbrapa se të gjithë. Më mbrapa se Maqedonia e Veriut, më mbrapa se Serbia, më mbrapa se Mali i Zi dhe me zhvillimet e fundit i ka kaluar praktikisht të gjithë. Dy kanë qenë faktorët kryesorë, që e kanë përcaktuar këtë zhvillim; politika e jashtme dhe reforma në drejtësi”, tha ai.

Ai u ndal dhe analizoi situatën politike në Kosovë dhe ngecjen e saj në proceset integruese.

Sipas Nazarkos, ngecja e vendit në përafrimin me BE kanë një përgjegjës dhe ai është Albin Kurtit, i cili siç tha ai ka dëshmuar me politikën e jashtme dhe tek marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, përfshirë këtu dhe Shqipërinë.

“Zhvillimet e brendshme, në një shtet nuk janë asnjëherë të palidhura me zhvillimet rajonale dhe më gjerë. Qeveria e Kurtit është shkaktare kryesore e kësaj ngecjeje të Kosovës. Kosova në politikën e jashtme praktikisht ka dështuar, ka dështuar edhe në marrëdhëniet me fqinjët, përfshirë këtu dhe me Shqipërinë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com