Shqipëria feston sot 79-vjetorin e Çlirimit

Shqipëria feston sot Ditën e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë, ku 29 Nëntori është data zyrtare e përkujtimit të kësaj dite.

Shkodra ishte qyteti i fundit për t’u marrë, në mënyrë që të përmbushej misioni. Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës më 17 Nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij.

Mëngjesin e 29 nëntorit, Shkodra u zgjua e çliruar. Rreth 44 partizanë kishin rënë dëshmorë në këtë përpjekje.

29 Nëntori 1944, jo vetëm Shkodrën, por zyrtarisht të gjithë Shqipërinë, e gjeti të çliruar nga pushtuesi nazi-fashist. Dhe si e tillë, Shqipëria do të ishte vendi i vetëm i Ballkanit, që do të çlirohej falë përpjjekjeve vetjake, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com