Shpërthimi tragjik me 3 viktima: Rreth 60 nxënës shpëtuan mrekullisht, po eksploronin zonën rreth hidrocentralit

Rreth gjashtëdhjetë nxënës të shkollave të mesme i shpëtuan shpërthimit të hidrocentralit së Suvianës për disa minuta.

Mediat italiane shkruajnë se pak para shpërthimit ata ishin duke vizituar një zonë shumë afër hidrocentralit, por ata u larguan menjëherë pasi një prej mësuesve, i cili po shoqëronte nxënësit kishte nuhatur një “erë e keqe” në zonë.

Drejtoresha e shkollës, prej nga ishin nxënësit, Brunella Maria Maugeri tregon se çfarë ka ndodhur.

|Tre klasa të vitit të tretë shkuan në një udhëtim në hidrocentralin e Suvianës, të shoqëruar nga gjashtë mësues. Tre klasa të tjera të vitit të tretë duhej të shkonin në të njëjtin udhëtim sot. Sapo dëgjova për atë që kishte ndodhur, i telefonova një mësuesi që shoqëronte nxënësit, u tmerrova teksa po telefonoja, sepse e dija qe ishte planifikuar një vizitë.

Nxënësit dhe mësuesit tanë ishin të gjithë të sigurt. Mësova se ata po hanin rreth një kilometër larg hidrocentralit. Megjithatë, duke nuhatur një erë të keqe ndërsa po hanin, mësuesit vendosën që të gjithë studentët duhet të lëviznin”, tha ajo.

Më tej për ANSA, drejtoresha u shpreh  se nxënësit nuk kanë vizituar asnjëherë hidrocentralin, por vetëm zonat e parkut ngjitur.

Nga shpërthimi humbën jetën tre persona, pesë u lënduan dhe katër të tjerë u shpallën të zhdukur. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet, ndërsa viktimat ishin punëtorë që merreshin me mirëmbajtjen e hidrocentralit./m.j

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com