Shpërthimi në Shkodër! Kush është personi që iu vu lëndë plasëse në derën e shtëpisë?

Shkodra është zgjuar në shpërthimin e tritolit. Mësohet se gjatë rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”, i është vënë tritoli në banesë një personi të identifikuar si R. G., Për fat të mirë si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Si rezultat i hetimeve, është identifikuar autori L. M., dhe vijon puna për kapjen e tij.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

“Rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, pranë  derës së banesës  të shtetasit  R. G., është hedhur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasin L. M., dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë është duke punuar intensivisht për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”, njofton policia.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com