Shpërthimi në Firenze, rëndohet bilanci, gjendet dhe 2 trupa të pajetë

Ka shkuar në 4 numri i viktimave si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi një ditë më parë në një rafineri nafte në Firenze të Italisë.

Ekipet e kërkim shpëtimi kanë gjetur në orët e para të mëngjesit dhe trupat e pajetë të dy punëtorëve, ndërkohë që të plagosurit janë mbi 20.

Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive pasi zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen për shkak të rrezikshmërisë në zonë.

Banorët e zonave përreth janë evakuuar përkohësisht nga shtëpitë, pas urdhrit të autoriteteve, ndërkohë që reja e tymit shihet disa kilometra larg.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com