Mbrëmjen e djeshme një shpërthim ka ndoduhr në qytetin e Lushnjes. Siç bën me dije Policia, një sasi tritoli është hedhur dhe ka shpërthyer te dera e garazhdit në një banesë private.
Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.
“Në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnjë, në derën e garazhdit të shtetasit A. P., është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, raportojnë blutë.
/a.r