Shpërthim me tritol pranë banesës së Ilir Kociljas në Durrës, autorit të vrasjes së Halil Kokës

Një shpërthim me lëndë eksplozive është dëgjuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr.4 pranë shkollës Bedrie Bebeziqi.

Raportohet se bëhet fjalë vetëm për dëme materiale pranë banesës së Ilir Kociljas, autorit të vrasjes së Halil Kokës pas sherrit që pati me të për vendin e parkimit.

Kujtojmë se Ilir Koçilja vrau pak ditë më parë me thikë Halil Kokën, vrasje që ndodhi pas sherrit për vendin e parkimit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për hetimin e rastit./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com