Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte (23 shkurt).
Sipas informacioneve, bëhet me dije se një sasi lënde plasëse i është vendosur një automjeti tip Audi, që ka qenë i parkuar në parkingun e një supermarketi pranë Teatrit Migjeni në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:20 minuta, ndërsa mësohet se automjeti është dëmtuar plotësisht.
Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit, ndërsa blutë e Shkodrës ndodhen në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve.
/a.r