Juristja Brisida Gjikondi, e ftuar në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, ka komentuar çiftin Meta-Kryemadhi, dhe u shpreh se është degradim total i ish presidentit Meta.
Për më tepër Gjikondi theksoi se Meta nuk ka më figurë si lider politik apo si një burrë shqiptar apo qoftë edhe bashkëshort.
“Unë e shikoj si një degradim total të Ilir Metës dhe tamam sikur perëndia po merr hakun e shqiptarëve sepse degradimi i tij është aq i madh sa që dhe SPAK dhe procedimi ligjor nuk ka çfarë i bën më shumë se kaq. Sepse është shbërë edhe si lider politik edhe si burrë shqiptar edhe si bashkëshort, pavarësisht që ja lë të gjitha bashkëshortes dhe të gënjej të gjithë shqiptarët sikur te gjitha fajet i ka pasur Kryemadhi, po tregohet një qenie shumë e ulët” u shpreh Gjikondi.
/a.r