“Vasil Shahini si një prej themeluesve të organizatës Mavi është kapur nga komunistët dhe është pushkatuar në 43.
Në 1993, Sali Berisha, president i asaj kohe, i ka dhënë dekoratë martiri i demokracisë.
Motivacioni ishte i “palëkundur gjatë torturave të tmerrshme komuniste”. Kjo tregon sesa shtet bordello kemi pasur.”
Kështu deklaroi gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në Repolitix në Report TV, duke nënvizuar se një prej themeluesve të organizatës që akuzohet se kreu masakrën e Peshkëpisë është dekoruar nga Sali Berisha.
/a.r