Dy shqiptarë janë kapur në Itali për shpërndarje të lëndëve narkotike, teksa tentuan edhe arratisjen nga duart e karabinierëve.
Operacioni u zhvillua gjatë një kontrolli me qëllim luftimin e trafikut të drogës, të kryer nga Njësia Operacionale e Spoleto.
Oficerët e vunë re 24-vjeçarin në një qëndrim të dyshimtë në një makinë të ndaluar në një parking, së bashku me një pasagjer, një 19-vjeçar , gjithashtu me origjinë shqiptare. Me të parë karabinierët, shoferi u përpoq t’i shmangej kontrollit duke u larguar me shpejtësi. Megjithatë, makina mbeti e bllokuar në një rrugë të ngushtë, duke lejuar oficerët të ndërhynin.
Nga kontrolli personal dhe i automjetit u bë e mundur gjetja e afërsisht 5 gramë kokainë, e ndarë në 9 doza, në posedim të drejtuesit të mjetit. Të dy subjektet, tashmë të njohur për policinë për precedentë penalë të ndryshëm, u izoluan, shkruan media italiane.
Pas verifikimeve, 24-vjeçari u prangos dhe shoku i tij u la për hetim në gjendje të lirë. Gjyqtari miratoi masën e sigurimit me burg për të, pasi cilësohet me rrezikshmëri në fushën e narkotikëve dhe përsëritës.